Fiorentina dhe Dushan Vlahoviç nuk ndalen.
Skuadra vjollcë ka mundur 3-2 Bolonjën në transfertë dhe është ngjitur në vendin e pestë të renditjes duke parakaluar Romën.
Maleh në minutën e 33 zhbllokoi ndeshjen në “Dall’Ara”, ndërsa Barrou, 9 minuta më vonë, barazoi për, me pjesën e parë që është mbyllur në barazim.
Biragi në minutën e 52, ktheu në avantazh Fiorentinën në pjesën e dytë dhe Vlahoviç në minutën e 67 realizoi të tretin për miqtë me penallti.
Dushan Vlahoviç është bërë vetëm lojtari i katërt në historinë e Serisë A që shënon të paktën 30 gola në një vit kalendarik, nën 22-vjeç, pas Meacas në 1930, Borel në 1933 dhe Anxhelilo në 1958.
Hiki në minutën e 83, fiksoi shifrat në 3-2.