Sport21 Maj 2022, 22:58

Fiorentina feston ndaj Juves, Bajrami lë Gjimshitin jashtë Europës, Strakosha dhe Lacio e mbyllin sezonin me paqe

Shkruar nga Pamfleti
Fiorentina feston ndaj Juves, Bajrami lë Gjimshitin jashtë

Fiorentina feston ndaj Juves, Bajrami lë Gjimshitin jashtë Europës, Strakosha dhe Lacio e mbyllin sezonin me paqe

Përfundojnë 3 ndeshjet e javës së fundit të Serisë A. 

Lacio barazoi 3-3 me Veronën. Tomas Strakosha pësoi 2 gola brenda 14 minutave nga Simeone dhe Lasanja, sakaq ekipi lacial u kundërpërgjigj brenda pjesës së parë me Kabral dhe Anderson. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat “tundën rrjetën” nga një herë me Pedri dhe Hongla. Lacio shkon në Europa League, pasi mban vendin e pestë. 

Atalanta e Berat Gjimshitit mbetet pa Europë. Bergamasakët u mundën 0-1 në shtëpi nga Empoli. Skuadra e shqiptarëve luajti me Asllanin si titullar, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua Bajrami, i cili i nxorri jo pak punë kundërshtarit patriot në difensivë. Goli vendimtar erdhi nga Stulac në fund. Atalanta përfundimisht mbetet e teta. 

Juventusi, me Championsin e siguruar, nuk u përpoq të bënte asgjë ndaj Fiorentinës. Në Firence, djemtë e Italianos morën vendin e shtatë, “tren” i fundit i Europës. Vendasit fituan 2-0 (Dankan dhe Gonzalez, në limitet e pjesëve. 

Rezultatet: 

Fiorentina 2-0 Juve

Atalanta 0-1 Empoli

Lacio 3-3 Verona

Sport Atalanta Empoli Fiorentina Juventus Lacio Seria A Verona