
Fiorentina ndal vrullin e Napolit, Nejmar shpëton PSG-në ndaj Monakos (Video)
Napoli është ndalur në një barazim 0-0 ndaj Fiorentinës në këtë javë të Serisë A, duke i dhënë fund serisë së fitoreve.
Mbrojtjet respektive u treguan perfektë duke “anuluar” sulmuesit që nuk konvertuan dot me sukses shanset që u ofruan për shënim.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes Leçe dhe Empoli u ndalën në një barazim 1-1, me mesfushorin e Kombëtares, Nedim Bajrami që e nisi sfidën nga stoli, me 23-vjeçarin që është shumë pranë transferimit te Fiorentina.
PSG-ja nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Monakon në shtëpi. Të parët që shënuan ishin mysafirët, me Voland në minutën e 20.
Volland banca el embate de Kimpembe y luego define ante Donnarumma. pic.twitter.com/gG7JI1g3NE
— Fútbol Vertical (@futbol_vertical) August 28, 2022
Kampionët e Francës vuajtën shumë për të gjetur barazimin dhe ia dolën të bënin diçka të tillë në minutën e 70, pas një ekzekutimi perfekt të një penalltie nga Nejmar.
Neymar with a clean and cold penalty pic.twitter.com/aMDGsTXUE5
— Ziad is NOT in pain (@Ziad_EJ) August 28, 2022
PSG-ja mban vendin e parë në kampionat me 10 pikë. Monako renditet në vendin e 12 me 5 pikë.