Kronike18 Maj 2022, 15:26

Firmoset marrëveshja, 7 shqiptarë të arrestuar pritet të ekstradohen drejt Spanjës

Shkruar nga Pamfleti
Firmoset marrëveshja, 7 shqiptarë të arrestuar pritet të

Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë nënshkruar një marrëveshje për ekstradimin e personave në kërkim.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe përfaqësues të policisë spanjolle dolën në një konferencë për mediat, ku dhanë detaje nga pakti mes dy institucioneve.

Shqipëria tregon vendosmërinë e saj absolute për të mos qenë strehë për kriminelët gjë që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si shenjë e qartë e përpjekjes për të çuar para procesin e anëtarësimit në BE dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Me këtë operacion për kapjen e personave në kërkim nga autoritet spanjolle, policia shqiptare dhe policia e Spanjës përforcojnë linjat e tyre të bashkëpunimit policor”, tha përfaqësuesi i autoriteteve spanjolle.

Ndërsa Gledis Nano u shpreh se sigurua mbetet prioritet shumë i rëndësishëm. Ai informoi se pas kësaj marrëveshje pritet të ekstradohen 7 shqiptarët e parë nga vendi ynë drejt Spanjës.

Shqipëria është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj, një kontribut që reflektohet në BE e më gjerë. Rritja e forcave të policisë është vënë re në operacionet e përfshira. Këtij qëllimi i shërben dhe marrëveshja e ekstradimit. Vlen të përmendim faktin që Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake dhe me hyrjen e marrëveshjes ka filluar operacioni dhe deri më tani janë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë. Qëllimi është të ekstradohen drejt Spanjës”, tha ai.

Kronike ekstradim Nano Spanjë