Politike19 Shkurt 2019, 09:57

‘Firmosi një aferë korruptive’! Dhëndri i Berishës ‘fundos’ Lefter Kokën, zbulon pse nuk e djeg man

Shkruar nga Pamfleti
‘Firmosi një aferë korruptive’! Dhëndri i

”Firmosi një aferë korruptive!”! Dhëndri i Berishës "fundos" Lefter Kokën, zbulon pse nuk e djeg mandatin deputeti i LSI

Lefter Koka është i vetmi deputet nga radhët e opozitës, që nuk ka pranuar të djegë mandatin. Lidhur me vendimin e deputetit të LSI ka reaguar dhëndri i Sali Berishës, demokrati Jamarbër Malltezi. 

Dhëndri i Berishës “fundos” deputetin e LSi, teksa thotë se atij po i bëhet shantazh nga ana e Edi Ramës, për shkak se ka firmosur në një aferë korruptive që lidhet me inceneratorët. Malltezi shton se ai muaj më parë i ka thënë Kokës që do të bënte mirë që të ishte dëshmitar i drejtësisë.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Ketij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Cfare halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.

Vetë Koka derimë tani nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për vendimin e marrë, ndërsa faktin që ai nuk ka qenë në mbledhjen e grupit e ka konfirmuar dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Politike Jamarbër Malltezi Lefter Koka