Aktualitet 7 Prill 2022, 22:17

“Fishat e diabetit rimbursohen”, Rama debat me të moshuarën; zonja: Unë i paguaj 60 mijë lekë në muaj

Shkruar nga Pamfleti
“Fishat e diabetit rimbursohen”, Rama debat me të

"Të sqarohet"! Rama sulmon sërish SPAK: I shkoi pas avazit ARMIKUT nr.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka diskutuar për pensionet e të moshuarve dhe se si ndikon shtrenjtimi i çmimeve tek ata.

I ftuar në “Opinion”, Rama është përballur me një zonjë e cila deklaron se vetëm për fishat e diabetit paguan 6000 lekë në muaj.

Por, pavarësisht deklaratës, kreu i qeverisë tha se fishat e diabetit janë të rimbursueshme dhe se shumë i blejnë nga mungesa e informacionit, por kjo deklaratë u kundërshtua nga zonja e cila tha se i paguan vet çdo muaj.

Pjesë nga debati:

Fevziu: Sa paguani ilaçe në muaj?

Zonja: Unë paguaj fishat e dibetit 60 mijë lekë.

Rama: Fishat e diabetit janë të rimbursueshme.

Zonja: Jo, jo i blej vetë.

Fevziu: Ajo i blen vetë ti thua…

Rama: Fakti që e merr vet nuk do të thotë që është e drejtë që ta marrë vet, pasi ka dhe shumë nevojë për informim. Pas emisionit do flasim.

Aktualitet Edi Rama