Një i ri nga Australia zbluoi se është fitues i llotarisë së madhe pas 3 muajsh, pasi biletën e kishte harruar në sirtar. Personi nga Canberra ishte një nga katër fituesit e shortit të tërhequr në Tetor të vitit të kaluar, pa e ditur se mund të tërhiqte 1 milion e 614 mijë dollarë,raportojnë mediat e huaja.
Ai thotë se nuk mund të besonte që 1.6 milion dollarë kanë qenë duke qëndruar në dollap për muaj të tërë.
“Nuk i kontrolloj biletat tërë kohën. I kontrolloj vetëm çdo tre muaj apo më vonë. Më në fund fillova ta kontrolloj biletën dhe nuk mund të besoja se ajo ka qenë në dollap tërë kohën”,– shtoi ai, duke thënë se nuk po i pritet që ta ndiejë ‘lirinë financiare’, ndonëse do të vazhdojë të punojë.
Numrat fitues të biletës së blerë më 24 Tetor 2020 ishin 31, 38, 3, 30, 23 dhe 45.