Sport10 Korrik 2022, 17:57

Fitore historike për Leklerk, lë pas Vershtapen në Çmimin e Madh të Austrisë, djali i Shumakerit shpallet piloti i ditës

Shkruar nga Pamfleti
Fitore historike për Leklerk, lë pas Vershtapen në Çmimin

Fitore historike për Leklerk, lë pas Vershtapen në Çmimin e Madh të Austrisë, djali i Shumakerit shpallet piloti i ditës

Sharls Leklerk arriti triumfin në Çmimin e Madh të Austrisë, duke u rikthyer te fitorja pas plot tetë garash që nuk e arrinte vendin e parë. 

Gjithsesi kjo mund të quhet një fitore me dhimbje për Ferrarin, pasi nuk aririti dot t’i dërgonte të dy pilotët pas vijës së finishit, me makinën e Karlos Sainz që u mbulua nga flakët dhe u detyrua të tërhiqej. 

Në vendin e dytë u ngjit Maks Vershtapen, i cili e humbi tre herë shansin për të ruajtur vendin e parë duke u parakaluar nga Leklerk. 

LAP 58/71

Drama. An engine failure for Sainz. He's out of the race.#AustrianGP #F1 pic.twitter.com/WDPKmvRxqm

— Formula 1 (@F1) July 10, 2022

Podiumin e mbylli britaniku Luis Hemilton, i cili po tregon formën e mirë që po kalon këto momente, ku në këtë garë rikuperoi 5 vende. 

Një arritje e mirë ishte dhe për djalin e Mikael Shumaker, Mik i cili u shpall piloti i ditës. 

Sport çmimi i madh i Austrisë Formula 1 Sharls Leklerk