Fitorja e Albin Kurtit jehonë në mediat ndërkombëtare: Qytetarët votuan ndryshimin

-Lexo edhe:

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e pesta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet në vendin tonë duke iu referuar exit-poll si dhe rezultateve të para të publikuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Reutersshkruan se “partia anti-establishment, Vetevendosje parashikohet të fitojë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, tregoi një sondazh”.

“Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhje të parakohshme në një rikthim që mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Serbinë”, shkruan gazeta amerikaneBloomberg.

“Sipas një sondazhi të dalë, partia anti-korrupsion, Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet në Kosovë”, shkruan medium evropian,Euronews.

Gazeta gjermane,welt.deka shkruar se qytetarët e shtetit më të ri të Evropës votuan për ndryshimin më qartë se kurrë. Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqësin e saj karizmatik, Albin Kurti ka premtuar të luftojë keqmenaxhimin dhe korrupsionin.

Ata i japin një fitore të qartë – edhe pse më pak se sa parashikuan sondazhet e mëparshme – për Vetëvendosjen (Vetëvendosje), një parti nacionaliste e krahut të majtë e rritur nga vota e të rinjve”, shkruan gazeta spanjolle,El Pais.

Ndryshe, shumë exit-poll si dhe rezultatet e para të KQZ-së, Vetëvendosja prin në garë e ndjkekur nga PDK dhe LDK.






14 Apr 2021, 8:12 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

128,752 Raste
2,326 Vdekje
98,903 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

Lajmi Tjeter

Lajmi i Dites

Sondazh

Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit?
Votat