Bota27 Shtator 2022, 09:28

Fitorja e ekstremit të djathtë në Itali, kryeministrja britanike uron Giorgia Melonin

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja e ekstremit të djathtë në Itali, kryeministrja britanike

Fitorja e ekstremit të djathtë në Itali, kryeministrja britanike uron Giorgia Melonin

Pas fitores së partisë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), shumë urime kanë shkuar për Giorgia Meloni, kryetaren e partisë ekstreme të djathtë të Italisë.

Një ndër urimet ishte edhe ai i kryeministres së sapo zgjedhur britanike, Liz Truss. Në llogarinë e saj në Twitter, Truss shkruan:

“Urime për @GiorgiaMeloni mbi suksesin e partisë së saj në zgjedhjet italiane.

Nga mbështetja e Ukrainës deri tek adresimi i sfidave ekonomike globale, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia janë aleatë të ngushtë.”, përfundon postimi i kryeministrises.

Pavarësisht deklaratës së Ursula Von Der Leyen se nëse fitonin të djathtët ekstrem në Itali, kishin instrumentet për t’i ndaluar, Meloni mori votat e popullit dhe urimet e politikanëve nga e mbarë bota. /Pamfleti

Congratulations to @GiorgiaMeloni on her party's success in the Italian elections.

From supporting Ukraine to addressing global economic challenges, the UK and Italy are close allies. ????

— Liz Truss (@trussliz) September 26, 2022

Bota #liz truss Giorgia Meloni Urime