Bota26 Shtator 2022, 14:22

Fitorja e Melonit, reagon Kremlini: Shpresojmë që Italia të ndryshojnë qëndrim për Rusinë

Shkruar nga Pamfleti
Fitorja e Melonit, reagon Kremlini: Shpresojmë që Italia të

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov dhe Vladimir Putin

Moksa ka reaguar për fitoren e Giorgia Melonit në Itali.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Itali, tha se Moska  është e gatshme të mirëpresë çdo forcë politike, e cila është e gatshme të tregohet më konstruktive në marrëdhëniet me Rusinë.

“Kjo është një çështje ekskluzivisht e brendshme e Republikës Italiane. Ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike që është në gjendje të shkojë përtej rrjedhës kryesore plot urrejtje që është krijuar për vendin tonë dhe të tregojë më shumë objektivitet dhe një qëndrim konstruktiv ndaj vendit tonë”, tha Peskov.

Komisioni Europian shpreson për një bashkëpunim konstruktiv me qeverinë e re të Giorgia Melonit, pavarësisht të një përplasje publike më herët.

Matteo Salvini, kreu i Ligës së ekstremit të djathtë dhe një pjesë e aleancës konservatore të Melonit, kishte akuzuar shefen e komisionit Ursula von der Leyen për arrogancë për komentet e saj përpara zgjedhjeve italiane.

Bota #Fitorja e Melonit reagon Kremlini