Sport27 Maj 2022, 21:00

Fituan Ligën e Konferencës, Prokuroria Italiane hap hetim për koret dhe banderolat kundër Lacios, nën akuzë edhe Kumbulla me shokë

Shkruar nga Pamfleti
Fituan Ligën e Konferencës, Prokuroria Italiane hap hetim për

Fituan Ligën e Konferencës, Prokuroria Italiane hap hetim për koret dhe banderolat kundër Lacios, nën akuzë edhe Kumbulla me shokë

Me shijen e titullit ende të freskët, jo gjithçka ka shkuar si duhet pas festimeve në rrugët e Romës. Në disa momente gjatë festës, Kumbulla dhe jo vetëm u shfaqën me banderola thumbuese ndaj rivalëve lacial: “Lazial, ajër i rëndë në Tiranë”, ishte një parullë me të cilën Kumbulla u shfaq mbi autobus. 

Të njëjtën gjë bëri edhe shoku i tij, Zalevski: “Lazial, mbyllni dritaret”. Në fakt këto ishin kundërpërgjigje ndaj ngacmimeve që i bënë ultrasit lacial përpara finales së Conference League. 

Sipas mediave italiane, Prokurori i FIGC ka hapur një hetim ndaj këtyre episodeve, jo sportive të ndodhura gjatë festimeve në rrugët e Romës. Nuk janë bërë publik emrat, por sipas mediave, një prej tyre është edhe Kumbulla. Të njëjtën gjë Prokurori i FIGC ka bëre edhe ndaj ekipit të Milanit pas festës së titullit kampion. 

Sport Marash Kumbulla prokuroria italiane