Aktualitet28 Dhjetor 2018, 18:01

Shkruar nga Pamfleti

Fituan ndaj Arta Markut, por jo ndaj drejtësisë së re! KLPiu ndërpret 'ëndrrën' dy prokurorëve 'rebelë'

Vetëm një ditë pasi fituan gjyqin ndaj eprores së tyre, Arta Marku, në Gjykatën Administrative, dy prokurorëve ‘rebelë’, Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, iu është ndërprerë ëndrra për t’u rikthyer pranë Krimeve të Rënda në Tiranë.

Kërkesa e tyre për t’u rikthyer me detyrë te Krimet e Rënda është shqyrtuar këtë të premte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku nuk ka arritur të marrë pëlqimin e shumicës së anëtarëve, të cilët kanë vendosur ta ankimojnë atë në Apelin Administrativ.

Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj pas përplasjes për dosjen Shullazi u transferuan në Berat e Pogradec, ndërsa pas padisë në Gjykatë ata fituan, pasi gjykata shpalli të paligjshëm urdhrat e Arta Markut.

Paçka vendimit të shkallës së parë deri në vendimin final të Gjykatës së Apelit, prokurorët do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën në Berat e Pogradec.

Aktualitet Arta Marku Besim Hajdarmataj KLP Olsian Çela