Bota15 Maj 2022, 14:46

Fituan vendin e parë në ‘Eurovision’, Kalush Orchestra: Do të kthehemi në Ukrainë të luftojmë

Shkruar nga Pamfleti
Fituan vendin e parë në ‘Eurovision’, Kalush Orchestra: Do

Fituan vendin e parë në ‘Eurovision’, Kalush Orchestra: Do të kthehemi në Ukrainë të luftojmë

Artistët e 25 shteteve performuan mbrëmjen e djeshme në natën finale të Kontestit Muzikor Eurovision 2022, në Torino të Italisë. Një performancë emocionuese, pa dyshim, ishte ajo e Ukrainës, një shtet i cili aktualisht gjendet në një gjendje të rëndë, për shkak të sulmeve nga Rusia.

Pas fitores së festivalit, “Kalush Orchestra” dha një deklaratë.

Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë tani, është hera e parë që fitojmë Eurovizionin. Kemi një leje të përkohshme për të qëndruar në Torino. Nesër duhet të kthehemi dhe si çdo ukrainas jemi gati të luftojmë për aq kohë sa të mundemi. 

Çdo sukses tani ka shumë kuptim për Ukrainën. Kultura jonë është sulmuar dhe ne jemi gjithashtu këtu për të treguar se ajo është e gjallë dhe ka markën e saj të veçantë“, tha grupi.

Pas përfundimit të këngës të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur, ndërsa njëri nga pjesëtarët e grupit të Ukrainës iu drejtua të gjithëve me fjalët: “Ju lutem ndihmojeni Ukrainën, ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin.”

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë.

Bota #Kalush Orchestra Eurovision Lufte Ukrainë.