Bota10 Tetor 2018, 08:58

Fjalë përçmuese, politikani gjerman shkakton zemërim në mbarë vendin me etiketimin, që iu bën shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Fjalë përçmuese, politikani gjerman shkakton zemërim

Një politikan i partisë populiste gjermane AfD, Andreas Winhart, ka ngjallur shumë debat në Gjermani, me fjalimin e tij të fundit me nota përçmuese për shqiptarët dhe afrikanët. Ai i liston shqiptarët si hajdutë, duke shkaktuar zemërim në mbarë vendin.  Ndërkohë që azilkërkuesit dhe emigrantët afrikanë i konsideron  si bartës të SIDA-s.

“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, tha Winhart.

Ndërkohë që afrikanët i etiketoi negro dhe deklaroi se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDAS.

“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo?,”  tha ai.

Udhëheqësja e grupit parlamentar të AfD-së në Bundestag, ka reaguar duke thënë se : “Deklarata të këtij lloji i hedh poshtë rreptësisht”.

 

 

Bota Fjalë përçmuese politikani gjerman