
Flakët "përpijnë" makinën e ish drejtorit të burgut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, pasi sipas informacioneve mësohet se është djegur makina e ish-shefit të Policisë në Burgut të Drenovës. Mësohet gjithashtu se Adriatik Parisi, ishte shkarkuar sot nga detyra.
Mjeti i djegur ndodhej i parkuar në garazhin e shtëpisë. Bashkë me mjetin është përfshirë nga flakët edhe garazhi. Policia po heton shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë aksidental apo zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe lidhet me detyrën që ka kryer Parisi.
Në krye të burgut të Drenovës është emëruar sot Kamber Hoxha. Emërimi i tij erdhi pas largimit të Adriatik Parisit në kuadër të luftës kundër korrupsionit.