Aktualitet10 Maj 2019, 09:15

Flamujt sot në gjysmështizë, përcillet për në banesën e fundit “Dëshmorja e Atdheut” Zarife Hasanaj

Shkruar nga Pamfleti
Flamujt sot në gjysmështizë, përcillet për në

Flamujt sot në gjysmështizë, përcillet për në banesën e fundit "Dëshmorja e Atdheut" Zarife Hasanaj

Zarife Hasanaj, nëntetatrja që humbi jetën në Letoni gjatë një misioni me Forcat Armatosura, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Sot në orën 10:00-12:30 do të mbahen homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit nëntetares Hasanaj e cila humbi jetën pasi një minë të cilën po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Pas homazhe që do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, në orën 13:00 do të mbahet ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”.

Vetë e ndjera është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ pasi ra në krye të detyrës. Në nder të saj sot është shpallur ditë zie kombëtrae dhe flamunjtë do të ulen në gjysmë shtizë.

Aktualitet zarife hasanaj