
Në foto: Ishulli i Gjarprit
Flamuri ukrainas është ngritur edhe një herë në Ishullin e Gjarpërinjve pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni javën e kaluar, tha sot një zëdhënëse ushtarake ukrainase.
Sipas mediave të huaja, Natalia Humeniuk tha në një konferencë shtypi: “Territori (Ishulli i Gjarpërinjve) është kthyer në juridiksionin e Ukrainës”.
Kujtojmës se, javën e kaluar, trupat ukrainase e detyruan Rusinë të tërhiqej nga dalja e Detit të Zi, në juglindje të Odesës, zonë të cilën Moska e pushtoi në fillim të luftës.
Rusia kishte përdorur ishullin për të vendosur një bllokadë ndaj Ukrainës, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave dhe një prodhues kryesor i farave për vajrat bimore. Kështu, tërheqja e Kremlinit shënoi një fitore të rëndësishme për ushtrinë ukrainase.
Rusia tha se kishte vendosur të tërhiqej nga aty si një “gjest i vullnetit të mirë” për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e drithërave nga Ukraina.
Por Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse pas një sulmi me artileri dhe raketa gjatë natës.