Sport 5 Korrik 2018, 13:16

Flamurtari bën goditjen e duhur, Daja shumë i kënaqur

Shkruar nga Pamfleti
Flamurtari bën goditjen e duhur, Daja shumë i kënaqur

Flamurtari mund të buzëqeshë lirisht dhe kjo për shkak të lëvizjes së fundit në kampin vlonjat. Ekipi bregdetar ka rinovuar me kapitenin Tomislav Busic. Kroati do të jetë pjesë e bregdetarëve dhe për sezonin 2018-18. shtatlarti ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin kuqezi. 

Trajneri Daja mund të marrë frymë lirshëm, pasi do të ketë në dispozicion kapitenin për sezonin tjetër. Ky do të jetë viti i tretë, që Bushiç do të luajë me fanellën e Flamurtarit. Ai e sheh Vlorën si një shtëpi të dy tashmë. 

Kroati nuk pati një sezon shumë të mirë, pasi u prek dhe nga dëmtimet. Në edicionin e kaluar, 32-vjeçari luajti në 30 ndeshje, nga të cilat 28 i nisi si titullar. 32-vjeçari e përshëndeti 8 herë rrjetën, por pa arritur objektivat e vendosur nga vlonjatët.

Sport Flamurtari timoslav Busic