Sport27 Tetor 2018, 18:57

Flamurtari dhe Teuta sherr për 1 pikë, gjyqtari “man of the match”

Shkruar nga Pamfleti
Flamurtari dhe Teuta sherr për 1 pikë, gjyqtari “man of the

Flamurtari dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në një ndeshje mjaft të luftuar, por pa shumë raste të rrezikshme për shënim. Në një ndeshje jo pak të tensionuar skuadrat ndanë pikët dhe nuk ndryshojnë asgjë në renditje.

Kuqezinjtë shënuan me anë të Alveshit, por pozicioni i tij ishte mjaft i diskutueshëm për pozicion jashtë lojë. Vetëm pak minuta më vonë ishte Latif që u rrëzua në limitet e zonës. Gjyqtari akordoi goditje jashtë zone, ndonëse duket e vështirë për ta konstatuar nëse kishte kontakt së pari apo nëse ishte brenda zone faulli., Progni butri gjithçka mirë nga goditja e dënimit, duke u treguar mjeshtër në ekzekutim dhe duke vendosur ekuilibrin.

Në sekondat e fundit të ndeshjes Torasa arriti që të gjente dhe rrugën e rrjetës, por gjyqtari e ka anuluar golin për prekje të topit me dorë. Protesta të shumta të vendasve, por që nuk sollën asgjë dhe në fuqi qëndroi rezultati i pjesës së parë.

Sport Flamurtari Teuta