Sport20 Tetor 2019, 13:05

Flamurtari kap gabimin, Teuta mund të humbasë në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

Teuta fitoi me rezultatin 1-0 në ndeshjen kundër Flamurtarit të luajtur ditën e premte. Durrsakët triumfuan me golin e Kallakut që u shënua në minutën e 47′. Një rrjetë që mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët dhe kreun e klasifikimit skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Flamurtari humbi në fushë, por mund të fitojë jashtë saj. Ekipi vlonjat pretendon se ka një gabim në protokoll. Fabio Beqja nuk zë vend në listën e lojtarëve të stolit te skuadra durrsake, të pakten sipas protokollit të shpërndarë për mediet.

Ai u fut në fushë në minutën e 89′ në vend të Abdylit dhe skuadra mike pretendon të rrëmbejë pikët në tavolinë. Vendimi i takon Komisionit të Disiplinës, ndërsa nuk dihet nëse Fabio Beqja është shënuar në formacionin zyrtar të paraqitur për gjyqtarët e ndeshjes.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Flamurtari Protokolli i ndeshjes Teuta