
Flamurtari “kërcen samba” në Peqin, Vora shkëlqen me ‘manita’ ndaj Shënkollit
Janë luajtur ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për Grupin A të Kategorisë së Dytë, ku u regjistruan në total 17 gola.
Spikat triumfi 5-1 i Vorës së Artan Mërgjyshit ndaj Veleçikut, me rezultatin 5-1. Vorakët konfirmohen kështu si skuadra favorite për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa do të rivalizojë fuqishëm me Sopotin dhe Valbonën.
Ndërkohë në sfidat e tjera, Shënkolli surprizoi Ilirinë duke e mposhtur me rezultatin 2-4 në transfertë. Naftëtari bëri detyrën në shtëpi ndaj Murlanit me rezultatin 2-0. Fitore dramatike edhe për Gramshin që iu fal një goli në minutën e fundit të shënuar nga Topalli.
Flamurtari gjeti fitoren e parë për vitin 2023. Vlonjatët e Marselo Troisit mposhtën me rezultatin 0-2 Luzin 2008 në sfidën e zhvilluar në Peqin. Të dy golat në këtë duel u shënuan nga futbollistët Erik Flores dhe Dos Santos.
Skuadra e Flamurtarit ishte më superiore në këtë duel, duke e merituar triumfin. Vlen të theksohet se në minutën e 37, pati edhe momente paniku pas një përplasje kokë më kokë brenda zonës, mes portierit të Luzit dhe sulmuesit të Flamurtarit. Ndërkohë që pjesa e dytë nisi me vonesë, për shkak të mungesës së ambulancës.
Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në kuotën e 25 pikëve në 14 ndeshje, duke u pozicionuar në vendin e dytë, teksa Luzi mban vendin e shtatë me 18 pikë.