Aktualitet12 Tetor 2018, 13:20

Flamurtari konfirmon “trajnerin” e Tiranës, nuk ka më dyshime për stolin e bardhebluve

Shkruar nga Pamfleti
Flamurtari konfirmon “trajnerin” e Tiranës, nuk ka më

Nuk ka më dyshime, trajneri i ri i Tiranës do të jetë, Ardjan Mema. Ish-lojtari i bardhebluve ka dalë i lirë nga skuadra e Flamurtarit dhe kjo është konfirmuar dhe nga klubi bregdetar. Zëvendëstrajneri i Ilir Dajës do të marrë stolin e 24 herë kampionëve të vendit pas shkarkimit të Ze Marias.

Ky i fundit u largua sot në konferencën e organizuar për medie në orën 12:00 në zyrat e klubit bardheblu. Tirana i beson stolin një njeriu që ka shumë përvojë në kampionatin shqiptar. Mema ka prishur kontratën me mirëkuptim me ekipin vlonjat.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema. Flamurtari Football Club dhe Ardiam Mema kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve.
Duke e falenderuar për bashkëpunimin, Flamurtari F.C i uron suksese në karierën e tij si trajner”, – shkruan Flamurtari.

Uncategorized