Sport14 Shkurt 2019, 10:55

Flamurtari prag falimenti? Sa shumë borxhe në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Flamurtari prag falimenti? Sa shumë borxhe në Vlorë

Flamurtari mund të falimentojë për shkak të borxheve të shumta. Në kampin vlonjat po dalin një nga një në sipërfaqe problemet e shumta që klubi ka. 

I fundit që ka fituar gjyqin për pagesat e pa marra është mesfushori Haxhi Neziraj. Ky i fundit duhet të paguhet me 15 mijë euro.  Në listën e pritjeve janë edhe Ernest Gjoka, Yll Hoxha dhe Arsid Kruja. Trajnerit kuqezinjtë i detyrohen 26 mijë euro. Mesfushori anësor pret 11 mijë euro që Flamurtari ia ka borxh, madje e ka fituar gjyqin në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe ka kërkuar në maj të vitit 2018 ekzekutimin e vendimit.

Disiplina ka qenë e zënë këto kohë dhe nuk e ka shqyrtuar këtë çështje, sikurse po bën edhe me kërkesën e bërë më 31 janar nga Arsid Kruja. Shkodrani e ka fituar gjyqin që në vitin 2016 dhe Flamurtari i detyrohet 16 mijë euro. Edhe Donjet Shkodra më parë i ka çuar vlonjatët në FIFA për 30 mijë euro. Administratori Sinan Idrizi ka plot probleme për të zgjidhur.

Sport Flamurtari