Sport22 Tetor 2018, 20:22

Flamurtari zhyt në krizë Tiranën, Alves është heroi

Shkruar nga Pamfleti
Flamurtari zhyt në krizë Tiranën, Alves është heroi

Flamurtari ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Tiranës. Vlonjatët marrin një fitore me vlera, ndërsa ekipi bardheblu lë shumë për të dëshiruar. Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e 9-të të kampionatit në Kategorinë Superiore.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kanë triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj ish-ekipit të tij, bardhebluve, që tashmë udhëhiqen nga ish-zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Ardian Mema.

Ky i fundit ka debutuar me humbje në drejtimin e 24 herë kampionëve, që nuk arrijnë dot të reagojnë, as pasi larguan “të keqen”, brazilianin Ze Maria.

Sport Flamurtari Tirana