Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh. Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.
Për mediat maqedonase ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, dhe për fat të mirë Lulëzimi ishte zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.
I riu rrëfem se pasi ka plasur zjarri në autobus, ka arritur të thyej xhamin anësor të mjetit për të dalë nga aty, si dhe ka mundur të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi i kishte këmbët e thyera.