Sport 8 Nëntor 2018, 19:21

Flet Ismajli, arsyeton vendimin për “ping-pong” Kosovë-Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
Flet Ismajli, arsyeton vendimin për “ping-pong”

Një ndër emrat që ka spikatur në listën e Christian Panuccit sa i përket dy ndeshjeve të radhës për Shqipërinë ka qenë Ardian Ismajli. Mbrojtësi ishte me Shqipërinë kaloi te Kosova tashmë sërish me Shqipërinë.

Ismajli rithekson se vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë është edhe një aprovim i familjes. “Jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21…

“Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi. Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku. Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Nations League”.

Sport Ardian Ismajli Kosova Shqiperi