Aktualitet 3 Qershor 2022, 21:07

"Vlerësim i madh për mua", flet për herë të parë Bajram Begaj: Do të qëndroj në lartësinë e detyrës

Shkruar nga Pamfleti
"Vlerësim i madh për mua", flet për herë të

Gjenerali  Bajram Begaj ka folur për herë të parë pas propozimit të PS për president. Ai zhvilloi një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama dhe ka pranuar zyrtarisht propozimin.

Kryeministri ka shpërndarë imazhet nga takimi dhe Begaj është shprehur se ndjehet i nderuar që të marrë këtë detyrë. Begaj deklaroi se do të jetë 24 orë në shërbim të detyrës.

Është vlerësim shumë i madh të jesh president i një vendi. Do të përpiqem që të jem ai personi i duhur për atë se çfarë përfaqëson ky post. Do të jem në lartësinë e detyrës, do të jem i përgjegjshëm për kryerjen e saj. Vij nga ushtria dhe nga mjekësia, janë të dyja profesione shumë të mira e përkushtuar dhe besoj se dhe detyrën, nëse nesër votohem nga Parlamenti, do jem i lumtur ta kryej”, tha ai.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi figurën e gjeneral Begaj, ndërsa u shpreh u bindur se Begaj ka besnikërinë që i duhet kësaj detyre.

Të gjithë që folën me respekt dhe bindje që ju do të mund të bëni gjënë e duhur në këtë detyrë dhe uroj që deri në fund të keni besnikërinë që ju karakterizon, për ligjin dhe atë forcë të madhe humanizmi që karakterizon FA. Këto cilësi janë të mjaftueshme. Ju do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishëroni atë simbolikë që është edhe ADN e vetë Forcave të Armatosura”, tha Rama.

Ndërsa Begaj tha më tej: “Nderi, detyra dhe Atdheu janë motoja e punës dhe besoj që do të jem 24/7 në shërbim të kësaj motoje”.

Emri i tij do të firmoset nesër nga deputetët socialistë dhe më pas do mblidhet Komisioni i Ligjeve që do të shqyrtojë aspektin kushtetues, më pas emri do i shkojë seancës plenare e cila do të mbahet pasdite në orën 18.00. PS i ka votat e nevojshme dhe pritet që Begaj nesër të marrë detyrën e presidentit.

Kryesore #Begaj president