alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Flet për herë të parë ‘krahu i djathtë’ i pedofilit Epstein: Me Clinton miqësi e veçantë, i vetmi që më ngushëlloi ishte Trump

16/10/2022, 10:15
ne Bota
A A
Flet për herë të parë ‘krahu i djathtë’ i pedofilit Epstein: Me Clinton miqësi e veçantë, i vetmi që më ngushëlloi ishte Trump

Flet për herë të parë ‘krahu i djathtë’ i pedofilit Epstein: Me Clinton miqësi e veçantë, i vetmi që më ngushëlloi ishte Trump

Ghislaine Maxwell, e dënuara për trafikim të vajzave të reja në ishullin e Jeffrey Epstein ka folur për herë të parë në një dëshmi për ‘The Sun’ nga qelia për mikun e saj, Princin Andrew dhe përfshirjen e tij me ngjarjen.


-Lexo edhe:

SHBA sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

Gjermania në alarm pas dërgimit të tankeve në Ukrainë, ministri i Mbrojtjes: Kemi boshllëqe në armatime, të zëvendësojmë “Leopardët”

Në një intervistë ekskluzive nga burgu, ku po vuan dënimin prej 20 vitesh për trafikim të vajzave të reja në llogari të Jeffrey Epstein, ajo ka rrëfyer: Ndihem shumë keq për Andrew. Unë ndjek atë që po ndodh me të”.

Maxwell, 60 vjeç, u duk e tronditur kur tha se avokatët e Princit kishin pohuar se ata nuk ishin kurrë të afërt, përpara se të shtonte: Unë e di që kjo miqësi nuk mund të mbijetonte pas dënimit tim.

“Unë e konsideroj atë një mik të dashur. Unë dua që ai të jetë mirë.”

Intervista e Maxwell vjen ndërsa Duka i Jorkut përpiqet të shpëtojë imazhin e tij përballë opinionit publik armiqësor dhe dhimbjes për vdekjen e nënës së tij , Mbretëreshës Elizabeth II.

Në dy intervista, njëra prej të cilave u krye ballë për ballë në burg, Maxwell madje tregoi se si tani është e bindur se Andrew është viktimë e provave të rreme.

Ajo foli gjithashtu për herë të parë për miqësinë e saj të ngushtë me ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe Donald Trump , dhe lidhjen e saj me “keqardhjen më të madhe të jetës”, pedofilin Jeffrey Epstein.

Duke u shprehur për herë të parë që nga arrestimi i saj në korrik 2020 , Maxwell foli për keqardhjen e saj për lidhjen me financierin miliarder dhe abuzuesin seksual Epstein, duke pretenduar se kjo e kishte kthyer atë në një figurë të urryer dhe kishte dëmtuar ata që donte.

“Unë thashë në deklaratën time të gjykatës se takimi me Epstein ishte gabimi më i madh i jetës sime,” pranoi Maxwell.

“Dhe padyshim, nëse do të mund të kthehesha sot, do të evitoja takimin me të dhe do të bëja zgjedhje të ndryshme.”

Andrew nuk ishte i vetmi mik që ajo humbi për shkak të lidhjeve me manjatin, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij, në moshën 66-vjeçare, në vitin 2019, ndërsa priste gjykimin për akuzat për trafikim seksual.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili udhëtoi me avionin privat të manjatit “Lolita Express”, ishte një tjetër marrëdhënie shoqërorë që ajo vlerësonte. “Ishte një miqësi e veçantë, e cila vazhdoi gjatë viteve,” tha ajo.

“Ne kishim shumë të përbashkëta. Ndihem keq që ai është një viktimë tjetër, vetëm për shkak të lidhjes së tij me Epstein dhe e kuptoj që ai, si të tjerët, nuk mund të më konsiderojë më si mikeshë.”

Një nga të paktët njerëz që i ka treguar asaj sadopak besnikëri, thotë ajo, është ish-presidenti Donald Trump.

“Ne e njihnim njëri-tjetrin dhe u përziemë në të njëjtat rrethe, në Nju Jork, Palm Beach. Isha shumë mirënjohëse kur më ngushëlloi pas arrestimit. Ai u përball me probleme për këtë veprim, por ai guxoi, ndërsa të tjerët jo.

“Ka shumë njerëz që janë ndikuar nga kjo histori,” tha ajo. “Miqtë e mi që nuk e takuan as Epsteinin, humbën punën. Njerëzit që nuk kishin asnjë lidhje me këto ngjarje janë ndikuar negativisht.

Pavarësisht kësaj, ajo pranoi se ishte lënduar nga mungesa e besnikërisë nga të ashtuquajturit ‘miq’ që dikur ishin të dëshpëruar për një vend në rrethin e saj shoqëror.

“Ka njerëz që më kanë zhgënjyer, por duke thënë këtë, ka njerëz që më kanë qëndruar pranë privatisht. Shumë pak, në fakt, dhe unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen e tyre.

Sa për të tjerët, Maxwell beson se ata kanë pranuar një version të rremë të saj si “Shtriga e Ligë” në historinë e pedofilit Epstein. “E gjithë kjo është një version imagjinar i imi,” tha ajo. “Është krijuar për t’iu përshtatur historisë. Nuk ka asnjë lidhje me atë se kush jam unë.

“Më duket e çuditshme që kaq shumë njerëz zgjedhin të kontribuojnë në versionin e rremë, të krijuar, si një personazh i Disney-t.”

Maxwell refuzoi të mohonte raportet se ajo dhe Princi Andrew dikur ishin çift, duke pohuar: Kam lexuar, parë dhe dëgjuar dhe për mua kanë raportuar kaq shumë pasaktësi, saqë as që mund të filloj t’i numëroj të gjitha.

Por, a mund të bëhen miq në të ardhmen? Ajo tha: Nuk kam pritshmëri. Njerëz me të cilët kam qenë miq  nuk mund të mendoj se çfarë do të duan të bëjnë apo të mos bëjnë.

Maxwell e quajti një nga provat  më të dëmshme në çështjen kundër Andrew si falsifikim, fotografia famëkeqe e tij me dorën e tij duke shtrënguar mesin e zhveshur të skllaves së seksit adoleshente, Virginia Giuffre.

“Kjo foto nuk është e vërtetë,” këmbënguli ajo, duke mbështetur pretendimin e mëparshëm të Andrew.

Ajo refuzoi të thoshte më shumë për Giuffre, i cili paditi Princin për abuzim seksual dhe pranoi një dëmshpërblim prej 12 milionë dollarësh në fillim të këtij viti, duke shtuar: Nuk dua të filloj të flas për të.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

smile
Lajmi Tjeter

Pse Perëndimi duhet të mposhtë frikën ndaj kërcënimeve bërthamore të Putinit

Grup i strukturuar kriminal, SPAK kërkon 33 vite burg për trafikantët e heroinës

Grup i strukturuar kriminal, SPAK kërkon 33 vite burg për trafikantët e heroinës

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Protesta e 11 shkurtit, Berisha e ka sërish hallin te vula e PD: Do ta shporrim Ramën, po na merr partinë

01/02/2023, 23:12

SHBA sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

01/02/2023, 23:04

Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje, njollosi PD-në për rublat ruse

01/02/2023, 22:59

“Jetojmë në një shoqëri nepotike”, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti

01/02/2023, 22:56

Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

01/02/2023, 22:52

“Korrupsioni është futur në çdo nivel të shtetit”, Dashamir Shehi: Ka ardhur koha për një përmbysje të madhe

01/02/2023, 22:49

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In