Politike11 Maj 2022, 12:17

“Flet për moral me Ulsi Manjën në krah?!”, gazetari shtang Ramën: S’ma mëson ti mua etikën profesionale

Shkruar nga Pamfleti
“Flet për moral me Ulsi Manjën në krah?!”, gazetari

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme bëri deklarata të forta ndaj SPAK, por edhe ndaj kërkesës së ambasadores amerikane për të mos ndikuar te drejtësia.

Rama tha se nuk po ndërhyn, por po i kërkonte SPAK-ut që “të mos gjuante cironka me dinamit” duke theksuar se ky institucion duhet të merret me luftën ndaj korrupsionit dhe jo me hetime procedurash.

Ndërkohë që thoshte këtë, njëri nga gazetarët e pranishëm i kujtoi Ramës se në krahun tij të majtë ndodhej Ulsi Manja, i cili del në përgjigjet e publikuar nga BILD në dosjen nr.184 për zgjedhjet në Dibër duke bërë pazare për votat me ish-kreun e Komisariatit të Dibrës, Robert Aga.

Gazetari: Morali është një aspekt i rëndësishëm, ndaj dua t’ju pyes sa e moralshme është për ju që t’i bëni këto kërkesa SPAK, ku në krahun tuaj ndodhet Ulsi Manja që në përgjimet e Bild të dosjes 184, që dëgjohet të thotë se premton favore ndaj Robert Agës, ish drejtorit të Komisariatit të Dibrës, ‘na duhesh për më nalt o burrë’, ‘na themi për më nalt o burrë’, sot Manja është këtu pranë jush është Ministër i Drejtësisë nuk është nën hetim dhe në asnjë institucion të vuajtjes së dënimit?

Edi Rama: Pse qesh kur e thua këtë, apo kë parasysh…nuk ka nevojë se e dëgjova pyetjen, bëre një diskurs që është jashtë etike, por më lër të përgjigjem

Gazetari: Të lutem, etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju, nëse në pikturë mësohet më shumë se në gazetari, atëherë vazhdoni.

Rama: Gjyshja ime thoshte… ‘Sulle labbra dei santi aboca il risso (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje, kjo është përgjigja ime.

Politike #Rama #SPAK