Sport 8 Qershor 2018, 23:44

Florian Marku ironizon kundërshtarin serb: Ishte mjaft i dobët, s’më bënin ballë as tre sportistë si ky (video)

Shkruar nga Pamfleti
Florian Marku ironizon kundërshtarin serb: Ishte mjaft i dobët,

Florian Marku ironizon kundërshtarin serb: Ishte mjaft i dobët, s’më bënin ballë as tre sportistë si ky (video)

Fitorja spektakolare e Florian Markut sot në mbrëmje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ishte vërtet mbresëlënëse. Ai theu në më pak se dy minuta rivalin serb Dragisic, por pas takimit tha se rivali ishte i dobët dhe as tre të tillë nuk e ndalnin dot. Kampioni shqiptar, menjëherë pas sfidës dha një intervistë për “Supersport”, ku tregoi synimin e tij madhor, të garojë dhe të triumfojë në UFC.

Urime Florian! Një fitore shumë e shpejtë, ashtu siç e patët premtuar…

Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh, pasi ishte i një niveli shumë të dobët. Gjithsesi përzgjedhja e kundërshtarëve nuk është në dorën time, por të menaxherëve, ndaj nuk kam çfarë të bëj.

Tani edhe dy ndeshje dhe mund të garoni në UFC…

Po, maksimumi 2-3 ndeshje dhe do të më shikoni në UFC. Atje jam gati të garoj dhe të ngre lart flamurin shqiptar. Do të jetë e vështirë sa të futem në UFC, sepse pastaj jam i bindur që rripi do të jetë i imi.

Ëndrra e Florian markut është të ndeshet në ringun e UFC-së me kampionin në fuqi të botës, Konor McGregor. /Pamfleti Sport

Sport