Aktualitet 4 Korrik 2022, 14:58

Fluks turistësh në portin e Durrësit, hyjnë 4300 persona në dy ditët e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Fluks turistësh në portin e Durrësit, hyjnë 4300 persona

Sezoni veror ka shtuar hyrjet në pikat kufitare në Shqipëri, ku vetëm brenda 2 ditëve të fundit në portin e Durrësit janë regjistruar 4300 hyrje.

Shumica prej tyre janë turistë të cilët vijnë nga Italia me linjat  Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës por ka edhe persona të tjerë të cilët mund të vijnë për punë dhe zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet rrugëve detare.

Të dielën mbërritën tre tragete nga Bari dhe Ankona, ndërsa paraditen e sotme mbërritën dy tragete nga Bari, duke çuar në 846 numrin e mjeteve që kanë hyrë në port me pasagjerë për 24 orët e fundit.

Ky fluks pritet të jetë në rritje në fundin e korrikut dhe me tej në gusht, i cili është edhe muaj zyrtar i pushimeve në shtetin fqinj.

Për të përballuar këtë fluks të turistëve te huaj por edhe te shtetasve shqiptarë, porti ka marrë masa për të përshpejtuar procedurat në hyrje.

Aktualitet porti i Durresit turiste

Aktualitet