alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

FMN: Ka mungesë transparence për fondet e “tërmetit” dhe “Covid-19”, thirrje KLSH-së të përfundojë kontrollet

13/10/2021, 7:39
ne Aktualitet, Ekonomi
A A
FMN: Ka mungesë transparence për fondet e “tërmetit” dhe “Covid-19”, thirrje KLSH-së të përfundojë kontrollet

FMN: Ka mungesë transparence për fondet e “tërmetit” dhe “Covid-19”, thirrje KLSH-së të përfundojë kontrollet

Përdorimi i fondeve publike për përballimin e fatkeqësive natyrore, tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19 është bërë në mungesë të plotë të transparencës.


-Lexo edhe:

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Do protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar inspektoi zhvillimet ekonomike në vend javën e kaluar dhe në përfundim lëshoi një deklaratë, në të cilën u shpreh se, qeveria shqiptare nuk është treguar transparente për përdorimin e fondeve publike për menaxhimin e këtyre fatkeqësive. Madje Fondi inkurajoi KLSH-në të përfundojë dhe të publikojë raportet e auditit për menaxhimin e pandemisë dhe projektin e rindërtimit.

“Duhen masa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien lidhur me shpenzimet e kryera me procedura emergjence. Këto masa duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit duhet të jetë subjekt i kontrollove standarde të menaxhimit të financave publike” sugjeroi Fondi.

Më tej, deklarata e FMN-së, cilësoi “Mirëpresim publikimin e afërt të raportit të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shpenzimet e lidhura me tërmetin dhe pandeminë në vitin 2020”.

Projekti i rindërtimit të pasojave të tërmetit është angazhimi më i madh fiskal i viteve të fundit nga fondet publike. Gjatë këtij viti janë në vënë në dispozicion 28 miliardë lekë, rreth 240 milionë euro nga buxheti i shtetit. Mirëpo procesi i rindërtimit po zhvillohet me mungesë të plotë transparence, teksa kontraktorët e punimeve janë zgjedhur me negocim.

Në dy vitet e fundit, nëpërmjet buxhetit të shtetit, qeveria ka ofruar një paketë të konsiderueshme për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, por alokimi i fondeve ka qenë i vakët dhe shumë larg planifikimeve si vitin e kaluar, edhe ketë vit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë 8-mujorit 2021, fondet e çelura për rindërtimin ishin 15,7 miliardë lekë, ose sa 53% e planit vjetor prej 28 miliardë lekësh, poshtë planit të periudhës prej 18 miliardë lekësh. Alokimet mujore të 2021 tregojnë se, nga fondet e shpenzuara në 8-mujor për riparimin e pasojave të tërmetit, 26% (3.9 miliardë lekë) u përdorën në muajin prill në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Edhe vitin e kaluar, qeveria planifikoi të investonte në programin e rindërtimit 28 miliardë lekë, por në realitet u shpenzuan pak më shumë se 16 miliardë, ose rreth 60% e planit vjetor.

Ndryshe nga zërat e tjera të shpenzimeve, fondet e rindërtimit do të mbartën vit pas viti në buxhetet pasardhëse deri sa të realizohen të gjitha investimet e programuara.

Shumica e projekteve të mëdha po ndërtohen me donacione, teksa qeveria e ka rritur borxhin publik pikërisht për financimin e programit. Në fondin total të rindërtimit mungon transparenca se sa fonde janë nga donatorët dhe sa nga burimet e brendshme buxhetore.

Ndër projektet më të mëdha janë ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin nga qeveria turke, ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i 22 shkollave në fazën e parë dhe rreth 40 në fazën e dytë nga Komisioni Europian etj.

Krahas transparencës për fondet e tërmetit, në deklaratën e fundit, FMN bëri thirrje për frenim të shpenzimeve jo të domosdoshme dhe kritikoi ashpër projektet e parteritetit publik privat (PPP)./ Revista Monitor

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Të protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!
Aktualitet

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Do protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

01/07/2022, 8:58
74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon
Ekonomi

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

01/07/2022, 7:34
Parashikimi i motit për sot, muaji korrik nis me temperatura të larta
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, muaji korrik nis me temperatura të larta

01/07/2022, 7:20
Aktualitet

Mesazhet kontradiktore të qeverisë nxitën “ndërtime pa leje” pas tërmetit

30/06/2022, 22:58
Ekonomi

“Dietë verore” për shtresat në nevojë! Paketa antikrizë për 434 mijë individë shtyhet në Shtator

30/06/2022, 22:35
Ekonomi

Dhjetë depozituesit më të mëdhenj kishin 810 milionë Euro në banka në fund të vitit të kaluar

30/06/2022, 22:28
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Kapriçot e motit/ Dita nis e vranët, pasdite rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat në veri të vendit

Kapriçot e motit/ Dita nis e vranët, pasdite rikthehen reshjet e shiut, ulen temperaturat në veri të vendit

Ndryshimet klimaterike, Agjencia Britanike e Mjedisit: Çështja është përshtatu ose vdis

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Vjeshta në Kosovë vjen me çmime të rritura, mungon strategjia antikrizë

01/07/2022, 10:03
Shokuese në Greqi/ Babai tenton të mbysë fëmijën një vjeç në mes të rrugës, shqiptarët ndërhyjnë dhe e shpëtojnë (Video)

Shokuese në Greqi/ Babai tenton të mbysë fëmijën një vjeç në mes të rrugës, shqiptarët ndërhyjnë dhe e shpëtojnë (Video)

01/07/2022, 9:56

“Torta” e madhe e 7 Korrikut…

01/07/2022, 9:50

Shpërthim me tritol në një servis makinash në Lezhë

01/07/2022, 9:47
Qeveria e Abazoviçit në rrezik

Qeveria e Abazoviçit në rrezik

01/07/2022, 9:40
Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

01/07/2022, 9:35

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In