Aktualitet 8 Dhjetor 2022, 14:32

Foli në parlamentin anglez, mediat britanike ‘kryqëzojnë’ ambasadorin shqiptar: U tall me ardhjen e emigrantëve me gomone

Shkruar nga Pamfleti
Foli në parlamentin anglez, mediat britanike

Mediat e mëdha britanike kanë kritikuar ambasadorin shqiptar në Londër Qirjako Qirko, i cili raportoi në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejte Mbretërisë së Bashkuar.

Tabaloidet kryesore në Londër kanë “kryqëzuar” ambasadorin shqiptar në Angli, Qirjako Qirko, i cili raportoi në seancën e djeshme në Komisionin e Punëve të Jashtme të parlamentit britanik në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Ambasadori i Shqipërisë e shpalli dje shtetin ballkanik ‘të sigurt’ duke u tallur me numrin e madh të të ardhurve me gomone këtu duke kërkuar azil.”, thekson The Sun.

Gazeta vë në dukje shifrat e emigrantëve shqiptarë të ardhur në Britaninë e Madhe gjatë këtij viti.

‘Kritikët kanë argumentuar prej kohësh se, larg të qenit viktima të skllavërisë moderne, shumë prej atyre që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla, janë emigrantë ekonomikë. Një e treta e 33 mijë personave që kaluan Kanalin mes janarit dhe shtatorit ishin nga Shqipëria- një rritje e madhe në krahasim me tre përqind të regjistruar në vitin 2021’

Qirko deklaroi të mërkurën se mbështeste planet për kthimin e shpejtë të emigrantëve duke potencuar se Shqipëria është një vend i sigurt.

Megjithatë ai i bëri bisht pyetjes në lidhje me pyetjen për kërkesën për azil të shtetasve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Insistimi i diplomatit shqiptar solli një reagim të ashpër nga deputeti konservator, Tim Loughton.

Ky i fundit e pyeti zotin Qirko nëse kryeministri Rama ishte i shqetësuar për mijëra persona që tentojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas tij ata janë taksapagues në Shqipëri dhe një pjesë e tyre edhe të kualifikuar.

Qirko tha se ai nuk shihte se një problem i tillë ekziston ndërsa deklaroi se zgjidhja për emigrimin e paligjshëm është që shqiptarët të mund të emigrojnë në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në dukje se Britania e Madhe ka vende pune të paplotësuara dhe ka nevojë për emigrantë.

Aktualitet Qirjako Qirko the sun