
Racizmi në Maqedoninë e Veriut karshi shqiptarëve sa vjen dhe po shtohet, por kur ai përdoret edhe nga një futbollisti që mban veshur fanellën e asaj përfaqësuese, atëherë është kulmi.
Rasti në fjalë i ka ndodhur futbollistit të Leeds United, Ezgjan Alioski, i cili sipas “Alsat”, teksa ndodhej me familjen e tij në një restorant në Prilep (dikur Shqipëria u vërshëllye dhe madje u përdorën kore raciste në miqësore), sapo ka nisur të flasë shqip, kamarieri u ka thënë se tavolina ishte e rezervuar.