Dosja e zezë16 Maj 2022, 08:57

Foltorja/ 25 Prof. Dr. e lolot e llojit Këlliçi që plaku ‘non grata’ u ka hedhur “trutë e gomarit” (emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Foltorja/ 25 Prof. Dr. e lolot e llojit Këlliçi që plaku

Foltorja/ 25 Prof. Dr. e lolot e llojit Këlliçi që plaku ‘non grata’ u ka hedhur “trutë e gomarit” (emrat)

Profil kolektiv/ Këta derdimenë që kanë pasur detyra të lartë në pushtetet e në PD dhe që disa figurojnë akoma deputetë liste, ëndërrojnë se Prof. Dr. “non grata” do bëhet përsëri  kryeministër e do t’i emërojë ministra, ambasadorë, deputetë e drejtorë. Siç duket janë joshur aq shumë prej tij, sa dhe pas deklaratave të SHBA, nuk po e kuptojnë se Sali Berisha është i  marrë fund…

Përveç 3 “Profesorë Doktorëve” Liri Berisha, Argita Berisha e Jamarbër Malltezi, që janë një familje e në të njëjtin hall me drejtësi prej vendimit “non grata”; lëvizjes anti-SHBA të Sali Berishës i janë ngjitur “pas këpuce” dhe 45 ish- deputetë, deputetë e ish zyrtarë të lartë të qeverisë së PD.

Nga këta “udhëheqës”, rezulton se përveç Sali Berishës, me titull Profesor e Doktor janë dhe 25 të tjerë, të cilët e mbajnë veten si “ajka” e mendjes, politikës, PD-së e tashmë të Foltores, ku Saliu i ka tufëzuar në grupin e “rithemelimit”.

Ndërsa të tjerët që shkojnë me mandat deputeti dhe poste ministrore, drejtorësh dogane e policie, pasi kanë marrë kartonët “Master” në universitetet e llojit “Kristal” që hapi Saliu, janë në proces për të marrë dhe grada shkencore, fakt që tregon se Foltorja është e mbushur me “Elitën e Kombit”.

Me tituj Prof. Dr. janë Bujar Leskaj për ekonomi, Bujar Kapexhiu për arte, Tritan Shehu për mjekësi, Aida Shehu (gruaja e Tritanit) për marrëdhënie ndërkombëtare, Myqerem Tafaj për agronomi, Genc Pollo  për histori e Luçiano Boçi për arsim.

Ndërsa titullin “Doktor” e kanë Enno Bozdo, Edmond Spaho, Lediana Fratari e Sorina Koti për ekonomi; Jozefina Topalli, Endira Bushati, Çlirim Gjata, Argita Berisha, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Arben Ristani e Ledina Mandija për drejtësi; Ina Zhupa, Edith Haxhi, Keltis Kruja, Aldo Bumçi e Albana Vokshi për shkenca politike.

Udhëheqës të tjerë të Foltores, si Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Klevis Balliu etj, janë në proces të marrjes së titullit “Doktor”, ndërsa vetëm dy figurat kryesore Flamur Noka e Edi Paloka, nuk janë regjistruar për grada shkencore, jo se nuk kanë mendje, por sepse edhe pa titull “Prof. Dr.” kanë bërë karrierë në PD e po bëjnë dhe në Foltore.

Këta derdimenë, që kanë pasur detyra të larta gjatë 13 vite pushtet të PD e që disa janë akoma deputetë liste, po jetojnë me ëndrrën se shumë shpejt, Prof. Dr. “non grata” do bëhet përsëri kryeministër dhe do t’i emërojë përsëri ministra, ambasadorë, deputetë, drejtorë.

Siç duket, plaku “non grata” u paska hedhur aq keq “trutë e gomarit”, sa as pas deklaratave të SHBA, këta “Prof, Dr.” nuk po e kuptojnë, se Sali Beri9sha i ‘ka larë’ duart njëherë e përgjithmonë me politikën.

Kur i dëgjon në media e parlament, këta mundohen t’i mbushin mendjen shqiptarëve, se rreth “strumbullarit të zi” Sali Berisha, janë mbledhur dhe po luftojnë për interesat e popullit e të vendit, ndërsa kur i dëgjon në biseda konfidenciale tavolinash, bindesh që janë bashkuar më interesa personale./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare #“trutë e gomarit” #25 Prof. Dr. #Plaku “non grata” foltorja kellici