Politike22 Korrik 2022, 14:43

“Foltorja” hidhet në sulm: Ne kemi popullin e 7 korrikut, nuk na duhen Britania e SHBA

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja” hidhet në sulm: Ne kemi popullin e 7 korrikut, nuk

Foltorja është hedhur në sulm pas shpalljes “non-grata” të Berishës nga Britania e Madhe.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka vijuar me hipokrizinë që mban gjallë opozitën, duke thënë se Berisha nuk kanë nevojë për SHBA e as Britaninë, për aq kohë sa kanë me vete popullin e 7 korrikut.

“Deri sa të vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” në këtë vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh në opozitë dhe këtë ju a thoni duke mbajtur në krah Ramën, kot i harxhoni milionat për lobime. Ky do jetë qëndrimi edhe kur të njëjtin vendim ta shpallë Zelanda e Re… E ne se dikush mendon së shqiptaret që reaguan me qëndrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do impresionohen kur këtë ta bëjë Zelanda e Re, thjeshte jetojnë në realitet tjetër”, tha ai.

Politike Edi Paloka Non-Grata Sali Berisha