Politike26 Shtator 2022, 22:35

“Foltorja” kthehet në hetuesi, Spaho: Do marrim në pyetje Bashën, të tregojë ku i çoi paratë që mori nga rusët

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja” kthehet në hetuesi, Spaho: Do marrim në pyetje

Foltorja duket se do kthehet në hetuesi. Sot Berisha ngriti një grup që do hetojë nëse Basha përdori apo jo para ruse për lobimin në SHBA. Por ky grup nuk do hetojë vetëm dokumentet, ai duket se do të tentojë të marrë në pyetje Lulzim Bashën.

Ishte Edmond Spaho që tha në “A2 CNN” se do t’i kërkohet Bashës që të japë shpjegime.

Ne sot morëm në shqyrtim në Kryesinë e PD ngritjen e një grupi pune që do të bëjë një hetim të brendshëm të çfarë ka ndodhur me financimin nga rusët në PD. Ne kemi shprehur që në PD nuk kanë hyrë para nga rusët dhe burime të huaja. Afera për të cilën është diskutuar kohët e fundit, por edhe më përpara se të dilte, është personale e Lulzim Bashës. Paratë janë marrë prej tij pa njoftuar asnjë organ drejtues të PD dhe këta e ka treguar një hetim nga prokuroria që u mbyll me ndërhyrjen e Ramës. Faktet tregojnë që pagesat i janë bërë kompanisë. Do të shohim dokumentacionin që është në PD, por nuk ka dokumente dhe as regjistrime. Do marrim dëshmitë e disa njerëzve si Ilir Dervishi dhe Arben Ristanin. Madje do të thërrasim dhe Lulzim Bashën. Ne do ta ftojmë pastaj është në vendimmarrjen e tij, por ka së paku një detyrim moral për të thënë të vërtetën se nga kanë ardhur këto para dhe si janë përdorur. Ai ka dhënë shumë shpjegime që nuk përputhen me njëri tjetrin”, tha Spaho.

Politike Basha lobime spaho