Politike22 Janar 2023, 09:08

“Foltorja” në kaos total, dështon ripërsëritja e “Primareve” në Dibër

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja” në kaos total, dështon ripërsëritja e

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po e fut në kaos total Partinë Demokratike. Ai e nis me bujë të madhe procesin e “Primareve”, por duket se po e bitis në mënyrën më të keqe.

Sot ishte planifikuar ripërsëritja e “Primareve” në Dibër, mirëpo procesi ka dështuar.

Në garë do të merrnin pjesë të gjithë kandidatët të cilët morën pjesë në zgjedhjet e para të primareve që u bënë më herët. Ndërkohë ende nuk është përcaktuar data tjetër kur mund të realizohet përsëritja e zgjedhjeve.

Për administrimin e procesit të ri zgjedhor, dega e PD Dibër do të miratojë një Komision të ri të Votimit dhe Numërimit, ku në përbërje të tij, për shkak të problematikave të kotatuara të mos marrin pjesë anëtarët që kanë administruar procesin e mëparshëm.

Nga primaret e mbajtura në dhjetor, Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Alku mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota në procesin e Primareve. Por, Alku nuk e pranoi rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Nga rinumërimi i votave, herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.

Politike