Politike25 Nëntor 2022, 22:57

“Foltorja s’ka financime, ku i gjen paratë?”, Bejko: Berishës ia nxjerr Rama njerëzit në protesta

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja s’ka financime, ku i gjen paratë?”, Bejko:

Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko, nëse Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk largohen, do jetë më keq për brezat në vijim.

Duke folur në emisionin “Arnautistan”, ai deklaroi se që të tre kanë historik me votën, e kanë vjedhur dhe funksionojnë me të njëjtat struktura.

Sipas tij, nesër kur të ikin shqiptarët do ndeshen vetëm militantët e tyre dhe kush të ketë më shumë militantë dhe kush të ketë më shumë banda, ai do fitojë.

Bejko deklaroi se për sa kohë do jenë Sali Berisha dhe Ilir Meta si alternativë, për aq kohë do jetë dhe Edi Rama në krye të vendit.

Edi Rama është mjeshtër i skenarëve, i skenave, i artikulimit publik. Pavarësisht se Rama nuk tha dje gjë në parlament për Portin e Durrësit, citoi konservatorët Faik Konicën, Fan Nolin, Gjergj Fishtën etj., më anti-komunistët.

Se Berisha nuk i është referuar kurrë gjithë mendjeve të ndritura tona. Berisha ka lexuar shumë, por është i kompleksuar se vjen si sekretar partie.

E vrau Ballin Kombëtar, Legalitetin po ashtu, ish-pronarëve ua mori tokat dhe ua dha të tjerëve, vrau konservatorizmin shqiptar.

Këta e vranë shtresën e mesme se është ajo që bën analiza, dedukton dhe reagon. Ata e asimiluan shtresën e mesme, krijuan elitën e oligarkëve dhe elitën e politikës.

Me humbjet e zgjedhjeve lokale që do pësojë Berisha shumë demokratë do nisin të reflektojnë.

Mendoj se ka dy variante, ta lësh të lirë të shkojë të humbasë që dhe ata që e ndjekin mbas të kuptojnë se e ndjekim qorrazi dhe do bëjnë mbrapsht se një pjesë i mban me detyrim.

Varianti që PD të dalë me kandidatë kudo. Foltorja nuk ka financime, ku i gjen gjithë këto para, që bën gjithë këto protesta, gjithë këto ndriçime. Na bëj një herë pasqyrën e të ardhurave të tua, pastaj lufto korrupsionin. Kur ke mungesë transparence për financimet, të bie karta morale. Berisha jeton në mjedis luksi.

Dhe ata njerëz që i dalin Berishës në shesh, ia nxjerr Edi Rama me mungesën e qeverisjes së tij, se bën thagma, nepotizëm, korrupsion. Thotë dhe të vërteta Berisha përveç gënjeshtrave, se ato i themi të gjithë. Rënia e njërit nga këta, është rënia dhe e tjetrit. Nëse nuk ndodh kjo, do vazhdojë të përsëritet ky spektakël politik”, tha ai.

Politike #Bejko Berisha Meta Protestë Rama