Politike28 Janar 2023, 16:12

“Foltorja” tjetër thirrje për të rrëzuar Ramën... por asnjë datë për protesta

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja” tjetër thirrje për të rrëzuar

“Foltorja” ka intensifikuar thirrjet për të rrëzuar Ramën nga pushteti pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI. Kjo ishte mundësia e artë që priste Berisha prej shumë kohësh, por pavarësisht se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë, nuk ka plane për protesta.

Berisha dhe besnikët e tij ju bëjnë thirrje demokratëve që të ngrihen për rrëzimin e Ramës, por deri më sot nuk ka asnjë deklaratë se do të ketë protesta dhe për më tepër të ketë një datë për mbajtjen e tyre.

Sot ishte Klevis Balliu që lëshoi akuza dhe bëri të njëjtën thirrje.

Partia Demokratike dënon këto akte tradhtie të Ramës ndaj Shqipërisë, pluralizmit por dhe aleatëve të përhershëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat Edi Rama nuk i informoi për kërkesat e agjentit rusofil për oligarkun e Putinit të sanksionuar për krime nga pastrimi i parave deri tek vrasja e një biznesmeni.

Partia Demokratike siguron aleatët që vendi ynë dhe populli jonë mbeten të palëkundur në çuarjen para të axhendës euroatlantike, e cila çliron botën nga diktatura dhe fijet agjenturore të KGB. Sot të gjithë duhet të bashkohemi për të rrëzuar Edin e Putinit, i cili kërkon asgjesimin e pluralizmit për të rikthyer regjimin sovjetik të Enver Hoxhës. Të bashkuar do ti dalim Zot Shqipërisë”, tha ai.

Berisha mbajti protesta vitin që shkoi pa asnjë shkak, ndërkohë që tani duket se druhet. Çfarë e frenon ish-kryeministrin? Mos vallë janë dosjet në SPAK?

Politike Balliu pd akzua Protesta