Aktualitet29 Prill 2022, 08:34

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Butrintit s’ka asnjë amerikan, shef është Sandër Sarapuli që ndërtoi sarajet e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Butrintit s’ka asnjë amerikan, shef

Dokumenti qeveritar i projoktit të plotë/ SPAK të hetojë indicien, se edhe brenda këtij biznesi PPP 10 vjeçare, janë kthetrat e çiftit kryeministror Edi e Linda Rama, që jo rastësisht po i bashëkëngjitet PPP-së së liqenit të Xarë-Bufit, që është pjesë e zonës së Parkut Natyror të Butrintit, dhënë 1 vit më parë ‘peshkatarit’ Gjergj Luca

Në seancën parlamentare të së enjtes, përveç fyerjeve e spërdredhjeve për të fshehur pazarin mafioz me Butrintin, kryeministri Edi Rama u mundua ta paraqesë atë si “Investim amerikan” prej Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, madje duke u thënë deputetëve të opozitës: – Ju nuk e dini fare, se kush ky fondacion.

Sipas faqes zyrtare, rezulton se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, nuk ka asnjë amerikan në bordin e tij, por as në stafin teknik e adminstrativ që menaxhon projektet.

Dokumenti që po publikon “Pamfleti”, tregon se cilët janë shqiptarët banorë në Shqipëri, që kanë në duar këtë fondacion dhe me çfarë tenderësh, koncesione, ndërtim resortesh, kulla e deri rindërtim pallatesh post-tërmet, merren me FSHZH dhe bashkitë Tiranë-Durrës.

Konkretisht, Kryetar Bordi ky fondacion nuk ka, ndërsa detyrën e drejtuesit e kryen biznesmeni shumëllojesh Aleksandër Sarapuli, i cili është Zv/kryetar Bordi dhe bashkëdrejtor Ekzekutiv; por dhe ortak me 25% te firma ‘ALEAT’ e prodhimit të Kartave e Pasaportave.

Përveç këtyre, Aleksandër Sarapuli njihet si ndërtuesi falas i sarajeve të Edi e Linda Ramës në Surrel, por gjithashtu është edhe ortak me kryebashkiakun Erjon Veliaj në fondin financiar jo bankar “Crimson Finance Found Albania Shpk” në masën 36%, cili u jep kredi studentëve, familjeve e bizneseve të reja, me garantore Bashkinë.

Anëtar Bordi dhe bashkëdrejtor Ekzekutiv me Sandër Sarapulin, është biznemensi dhe ortaku i tij Martin Mata, ish-drejtor komunikimi në Agjencinë Shtetërore të Privatizimeve dhe këshilltar politik i kryeministrit, siç e deklaron vetë në “CV.

Anëtar bordi i fondacionit Shqiptaro-Amerikan është dhe Gerti Janaqi, me detyrë shtetërore Drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, i lidhur në pazare arsimore me Lindita Nikollën dhe Adriana Beberin e Autoritetit të Konkurrencës.

Anëtare Bordi, është zonja Yehudit Shalvi, me banim në Jeruzalem,  drejtore e OJF arsimore “Avney Rosha”, ish-mësuese dhe drejtoreshë sociale- sportive në Bashkinë e Jeruzalemit, mikeshë dhe bashkëpuntore në projekte OJF-sh me Linda Ramën në Shqipëri.

SPAK të hetojë indicien, se edhe brenda këtij biznesi PPP 10 vjeçare, janë kthetrat e çiftit kryeministror Edi e Linda Rama, mbasi nuk është rastësi, që po i bashkëngjitet PPP-së së liqenit të Xarës në zonë e Parkut Natyror të Butrintit, dhënë 1 vit më parë ‘peshkatarit’ Gjergj Luca, mik dhe ortak i Edi Ramës te “City fish” në Elbasan.

Duhet hetuar, sepse nuk mund të quhet “Fondacion Shqiptaro-Amerikan”, kjo OJF që nuk ka asnjë amerikan, por krejt shqiptarë, drejtues e anëtar bordi e staf teknik-administrativ, të cilët merren me biznese arsimore, ndërtimi, trojesh, resortesh, kredidhënie e deri përfitim tenderësh.

Një nga këto biznese, është dhe gllabërimi i Butrintit e zonës mbi 9400 hektarë park natyror pyll, det e liqene rrotull tij; që po jepet si PPP për 10 vite, konfirmuar edhe nga fakti, se plani i menaxhimit te ministresha Elva Margarti e më pas te kryeministri Edi Rama, është servirur dhe financuar nga Sandër Sarapuli në muajin shtator 2020./Pamfleti

Kryesore #asnjë amerikan #Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Butrintit #Sandër Sarapuli që ndërtoi sarajet e Ramës