Bota 1 Mars 2022, 16:52

Forcat ruse bombardojnë Kievin

Shkruar nga Pamfleti
Forcat ruse bombardojnë Kievin

Forcat ruse bombardojnë Kievin

Forcat ushtarake ruse kanë nisur bombardimet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Sikurse shihet në videot e mëposhtme, zona e bombarduar është kulla e një televizioni në kryeqytet, por nuk ka konfirmim nëse sinjali televiziv është ndërprerë apo jo, raporton CNN. Televizioni lokal “1+1”, tha se po punohet për të rikthyer sinjalin.

Sulmi ndaj kryeqytetit ukrainas nisi vetëm pak orë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi banorët që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi planifikonte të godiste disa objektiva.

Ministria tha se forcat e saj po përgatiteshin për të nisur një “sulm të precizonit të lartë” kundër “Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Qendrës së 72-të kryesore për Informacione dhe Operacione Psikologjike”, në Kiev. “U bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të përfshirë nga nacionalistët ukrainas në provokime kundër Rusisë, si edhe banorëve që jetojnë në zonat përreth, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhej në njoftim.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe tha se forcat vendase janë gati për ta mbrojtur atë. “Armiku është në periferi të Kievit. Forcat tona të armatosura, po luftojnë heroikisht për atdheun tonë. Janë ngritur fortifikime përgjatë hyrjeve në qytet. Iu kërkoj të gjithëve që të ruani qetësinë. Mos dilni jashtë nëse nuk është e nevojshme dhe futuni nëpër strehime nëse bie alarmi”, theksoi Klitschko.

pic.twitter.com/vQ1JzjD4Nj

— Anastasia Magazova (@anastasia_maga) March 1, 2022

Bota bombardime forcat ruse Kievin