Bota12 Tetor 2022, 13:00

Forcat ruse bombardojnë një treg në Ukrainë, ka viktima dhe të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Forcat ruse bombardojnë një treg në Ukrainë, ka viktima dhe të plagosur

Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 8 kanë mbetur të plagosur, pasi forcat ruse bombarduan një treg të mbushur me njerëz në qytetin Avdiivka të mërkurën, tha guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Donetsk, sipas SkyNews.

Avdiivka është një qytet me rëndësi të madhe në rajonin Donetsk të Ukrainës.

“Rusët goditën tregun qendror ku ndodheshin shumë njerëz në momentin e sulmit”, tha Pavlo Kyrylenko në një deklaratë.

Deklarata e tij u shoqërua me foto të kufomave dhe tezgave të dëmtuara të tregut.


smile

Bota bombardime treg Ukrainë.