Bota27 Nëntor 2022, 17:58

Forcat ruse bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, 13 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Forcat ruse bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, 13

Foto Ilustruese

Të paktën 13 persona u plagosën në sulmet e reja me raketa ruse në qytetin industrial ukrainas të Dnipropetrovsk.

Përmes një mesazhi në Telegram, guvernatori ushtarak i provincës Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko, u shpreh se: “Katër prej tyre janë shtruar në spital, duke përfshirë një 17-vjeçar.”

Mendohet se nën rrënojat e ndërtesave ka ende shumë qytetarë të bllokuar. Sipas autoriteteve, nga sulmi u dëmtuan gjithsej shtatë ndërtesa banimi dhe një magazinë.

Përveç sulmit në Dnipropetrovsk, sot u bombardua edhe qyteti i vogël Chasiv Yar në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Bota #lufta në Ukrainë bombardime raketa