Sport 3 Nëntor 2019, 13:52

Formacionet: Duro ka shansin e fundit, Flamurtariu do t’i prishë punë

Shkruar nga Pamfleti
Formacionet: Duro ka shansin e fundit, Flamurtariu do t’i prishë

Kukësi dhe Flamurtari do të përballen prej orës 14:00 për ndeshjen hapëse të ditës së sotme. Trajneri Shpëtim Duro dhe tekniku i Flamurtarit Luan Birçe kanë vendosur për formacionet që do të hedhin nga minuta e parë në fushën e lojës. Kuksianët kanë rikthyer nga minuta e parë në skuadër Limajn, Shkurtajn dhe Obanorin.

Lulaj, Ethemi dhe Daku do ta nisin nga minuta e parë ndeshjen. Flamurtari me grupin e reduktuar ka disa ndryshime, pasi mungon mbrojtësi Sarris dhe rikthehet nga minuta e parë Gocaj. Muçollari do të luajë në krahun e majtë. Kukësi duhet të rikthehet me patjetër te fitorja, pasi përndryshe ecuria e kampionatit do të vihej në rrezik.

KATEGORIA SUPERIORE
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 14:00
Kukësi-Flamurtari

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Musolli, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Hoxhaj, K. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Sukaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

Gjyqtarë: Roxhers Muska, Denis Rexha, Ergin Doda
I katërt: Kreshnik Bajramaj

Sport Flamurtari Kukësi Shpëtim Duro