Sport 4 Nëntor 2019, 17:50

Formacionet: Vllaznia me ndryshime, Bylisi në sulm

Shkruar nga Pamfleti
Formacionet: Vllaznia me ndryshime, Bylisi në sulm

Vllaznia do të luajë kundër Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 18:00. Një sfidë shumë interesante, pasi luajnë dy ekipe të ardhura nga Kategoria e Parë dhe kanë bërë mirë këtë sezon. Shkodranët dhe ballshiotët pretendojnë kreun e klasifikimit.

Trajneri Jonuz ka ndryshuar formacionin e tij, pasi është i detyruar. Gurishta nuk luan dhe në vend të tij, pasi e nis nga minuta e parë Lekaj. Lika, Zogaj dhe Shtubina do të luajnë në sulm.

Doveda e ka nisur me një formacion shumë sulmues. Qardaku do të luajë kundër ish-ekipit të tij. Guindo do të udhëheqë ekipin në majë të sulmit.

KATEGORIA SUPERIORE
E hënë, 4 nëntor 2019, ora 18:00

VLLAZNIA – BYLIS  

Vllaznia: Sherri, Lekaj, Shehi, Malota, Walusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj, Shtubina. TrajnerM. Jonuz

Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Ntephe, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Uran Korra, Eldorjan Hamiti

Sport Bylisi Vllaznia