Sport10 Korrik 2018, 19:03

Formacionet zyrtare: “Gjelat” e Francës kundër “djajve” të Belgjikës, ka disa ndryshime

Shkruar nga Pamfleti

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit është ajo ndërmjet Francës dhe Belgjikës. Të dy ekipet do të ndeshen prej orës 20:00 për të siguruar finalen e madhe të turneut. “Gjelat” e Francës kërkojnë të rikthejnë kampionatin e munguar që prej vitit 1998, ndërsa Belgjika synon që ta fitojë për herë të parë. 

Përballë janë dy ekipe me superyje, pasi si Franca ashtu dhe Belgjika kanë në përbërje disa praj lojtarëve më të mirë në përbërje. Franca eliminoi në çerekfinale ekipin e Uruguait me lehtësi, ndërsa Belgjika dërgoi në shtëpi skuadrën e Brazilit. 

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes. Nuk ka shumë ndryshime, përveç Belgjikës që ka aktivizuar Chadlin në vend të Munirit. Franca nuk ka ndryshime, një sfidë për t’u shijuar e gjitha. 

20:00/ Francë – Belgjikë 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Belgjika Franca