Sport23 Qershor 2018, 16:24

Formacionet zyrtare: Meksika për konfirmim, a mund të bëhet pengesë Koreja?

Shkruar nga Pamfleti
Formacionet zyrtare: Meksika për konfirmim, a mund të bëhet

Ndeshja e dytë e ditës së sotme është ajo ndërmjet Meksikës dhe Koresë së Jugut. Një takim që vë përballë një ekip aziatik dhe një ekip  nga Amerika qendrore. Skuadra meksikane vjen pas fitores fantastike me ekipin e Gjermanisë, ndërsa Koreja e Jugut pas humbjes me Suedinë, në një sfidë me emocione. 

Meksikanët duan të fitojnë sot dhe të mbyllin njëherë e mirë llogaritë e grupit, por të shohim dhe të presim nëse do ia dalin mbanë. Ekipi amerikano-qendror është mjaft i shpejtë dhe teknikisht shumë lart, ndërsa skuadra e Koresë së Jugut duket më e brishtë. 

17:00/ Koreja e Jugut – Meksikë

Formacionet zyrtare

Koreja e Jugut: H W Jo, Y Lee, Son, Ju, Chwang, Kim, Syki, J S Lee, Y G Kim, H S jang.
Meksikë: Ochoa, Salcedo, Layun, Carlos, Hernandez,  Moreno, Herrera, Guradado, Alvarez, Lozano, Gallardo.

Sport Botëror Koreja e Jugut Meksika