
Formula 1/ Karlos Sainz merr “pole position” pas penalizimit të pilotit holandez, Maks Vershtapen më i shpejti në garën e Belgjikës
Karlos Sainz siguron Pole Position në Çmimin e Madh të Belgjikës. Piloti i Ferrarit trashëgon vendin e parë në start nga Maks Vershtapen, i cili ishte më i shpejti në këtë garë, por i penalizuar, për shkak të ndërrimit të motorit dhe në garën e madhe do të niset nga vendi i 15.
Sainz do ta ndajë vijën e parë të startit me meksikanin e Red Bullit, Serxhio Perez, ndërsa në vendin e tretë do të niset Fernando Alonso, ndërsa ish-kampioni i botës Ljuis Hamilton do të niset në vendin e katërt. Janë të shumtë pilotët që kanë vendosur të modifikojnë motorët në këtë garë, ndaj penalitetet do të jenë të shumta.
Max Verstappen goes fastest in qualifying ?
Grid pens for the Dutchman means that Carlos Sainz will start from pole#BelgianGP #F1 pic.twitter.com/kJsGnKz2rO
— Formula 1 (@F1) August 27, 2022
Kështu, nga vendet e fundit do ta nisin këtë garë edhe Okon, Norris, Botas e Shumaker, duke favorizuar dy makinat Mercedes, që sot nuk ishin shumë të shpejta. Duke parë këtë situatë dhe kushtet atmosferike jo fortë të qendrueshme, pritet që gara e së dielës të jetë mjaft e fortë.
First Q3 runs ?#BelgianGP #F1 pic.twitter.com/UVofGv2i2s
— Formula 1 (@F1) August 27, 2022